Mënyra më e mirë për të shkuar në punë

31/10/2011 14:00

Ata persona që shkojnë në punë me makina apo mjetet e transportit publik janë më të stresuar dhe lodhen më shumë.

Sipas një studimi ku janë vëzhguar rreth 12 mijë punëtorë të moshës 18-65 vjeç, personat që shkojnë në punë më këmbë apo me biçikletë vuajnë më pak nga stresi dhe ndjenja e lodhjes.

Erik Hansson i universitetit Lund (Suedi), u shpreh: “Nga studimi ynë vumë re që njerëzit që përdorin mjetet e transportit publik janë më të stresuar, flenë më keq dhe ndihen më të lodhur.”

Top Channel