Kostumi i Hollowen prej 1 milion $

31/10/2011 10:30

Ky kostum mbase nuk është më i frikshmi që mund të vishet në një festë Hallowen-i, por një gjë është e sigurtë: çmimi i tij të fut frikën.

1 milionë dollarë kushton ky kostum shumëngjyrësh që mund të blihet në eBay. Një kostum i tillë është parë në emisionin ‘America’s Got Talent’ dhe në emisionin e David Letterman.

Mos u shqetësoni për masën sepse ky kostum i bën të gjithëve.

Blerësi do të ketë edhe një leje 5-vjeçare për tu shfaqur në skenat e të gjithë botës me këtë veshje.

Top Channel