Kim Kardashian ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Kris Humphries, pa kaluar as tre muaj nga martesa e tyre e bujshme.
31-vjeçarja u lidh në martesë me basketbollistin pesë vjet më të ri të NBA-së në muajin gusht. Sipas revistës “TMZ”, kërkesa për divorc është bazuar në “ndryshimet e papajtueshme karakteriale”.
Mësohet se Kardashian ka punësuar një prej avokatëve më të njohur të divorceve në SHBA, Laura Wasser, e cila ka zgjidhur me sukses edhe martesat mëparshme të yjeve të tjerë të “showbizz” si Angelina Jolie, Ryan Reynolds, Maria Shriver apo Britney Spears.
Ekzistonin prej javësh se që prej martesës, Kim dhe Kris kishin probleme serioze, por ishte e paimgjinueshme që lidhja e tyre do të zgjaste kaq pak.
Top Channel