Dita e martesës është më e lumtura e jetës për një vajzë dhe ajo dëshiron që të gjithë ta marrin vesh këtë evenimet të rëndësishëm në jetën e saj, por të shkruash mesazh gjatë ceremonisë është e tepërt.
Në foto duket nusja që është e shoqëruar nga babai i saj në altar dhe po qëndron përballë priftit. Pasi prifti fillon të flasë për shenjtërinë e martesës dhe dashurinë e Zotit, nusja nxjerr një celular nga dekolteja dhe shkruan një mesazh me nxitim.
Babai i saj, shumë i sikletosur, duket sikur do ta qortojë, por nuk thotë asgjë duke mos dashur t’i prishë këtë ditë të lumtur vajzës.
Pamjet janë nga një martesë e gushtit të vitit 2008 dhe është hedhur së fundmi në Youtube nga kameramani profesionist Jim Costa.
Top Channel