Tragjedi në një familje në fshatin Këmishtaj të rrethit të Lushnjes. Cifti i bashkëshortëve, Majlinda Mehmeti dhe Pandeli Maka u vetëhelmuan në orët e pasditës së dielë.
Nga të dhënat e para mësohet se Majlinda Mehmeti, 43 vjec, ka konsumuar e para helmin në sasi të mëdha, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Pandeli Maka, në të njëjtën mënyrë është përpjekur t’i japë fund jetës. Ai aktualisht ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të saj.
Dyshohet se shkak i vetëhelmimit të dyfishtë të jetë depresioni i thellë që kishte përfshirë ciftin pas humbjes së djalit të tyre 21 vjecar në një aksident rrugor të ndodhur pak kohë më parë.
Top Channel