Facebook, 600 mijë hakersa në ditë

29/10/2011 21:55

Facebook synon të përforcojë sigurinë. Gjatë prezantimit të “Trusted Friends”, programi i kontrollit për të shmangur hyrjet ilegale, Facebook ka njoftuar se hakersat që përdorin emrat dhe fjalëkalimet e të tjerëve janë rreth 600 mijë në një miliard hyrje që bëhen cdo ditë në rrjetin social.

Faqja është në gjendje të numërojë hakersat e disa adresave falë një seri pyetjesh me kleckë.

“Edhe pse shifra përputhet në 0.06 për qind të totalit, është gjithësesi shumë e lartë”, kanë deklaruar burime pranë Facebook.

Sipas informacioneve të rrjetit televiziv MSNBC, grabitja e identitetit është një problem tepër serioz. Vetëm pak kohë më parë një gruaje iu vodhën 2 mijë dollarë nga një person që kishte arritur të hynte në profilin e motrës së saj dhe duke u hequr si ajo.

Ndërsa një nënë ka treguar se shokët e shkollës së të birit kanë përdorur profilin e tij për të publikuar foto pornografike.

Ndërkohë, nga rrjeti social deklarojnë se janë krenarë për hapat përpara lidhur me sigurinë, por theksojnë se rreziku mbetet i madh: “600 mijë mashtrues në ditë janë shumë”.

Top Channel