Është Halloween. Është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe cdo gjëje të frikshme.

Mirëpo çfarë është në të vërtetë Halloween-i?

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërsht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Por, pavarësisht të gjithave, kjo mbetet legjendë. Një histori mes të vërtetës dhe trillimit. E besojmë apo jo, kjo pak rëndësi ka. E rëndësishmja është se në këtë ditë kemi një arsye më shumë për të festuar. Një arsye më shumë për t’u dukur ndyshe dhe për të ndryshuar monotoninë e look-ut të përditshëm.

Halloween është një festë e re në Shqipëri që ka shumë elementë të frikshëm, por edhe interesantë. Për këtë na tregon Eli, një nga vajzat që prej gjashtë vitesh vesh me kostume dhe maska njerëz të thjeshtë dhe VIP-a: “Simbolet e kësaj feste janë kungulli, lakuriqi i natës dhe zjarri.”

Kurse në botë kjo ditë shndërrohet në një konkurs, ku VIP-at konkurrojnë me kostumet dhe maskat. Ndoshta pamja e tyre në Halloween është ajo çfarë ata duan të jenë në të vërtetë. Kurse në Shqipëri ata që janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe që nuk humbin rast për të festuar janë këngëtarët dhe ish-bigbrother-istat.

Ditën e hënë, pavarësisht se të nesërmen do jemi në punë, besoj se do të shihemi diku, ndoshta në rrugë ose ndoshta edhe në ndonjë klub.

Top Channel