Shumë njerëz në Shqipëri preferojnë t’i mbajnë të fshehta ndërhyrjet kirurgjikale estetike në trupin e tyre, por 19-vjecarja Lorna Hysa, e theu këtë tabu.

Ajo është vajza e parë që pranon të shfaqë publikisht të gjithë procesin për korrektimin e hundës në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ të ditës së premte.

“Jam Lorna Hysa dhe jam 19 vjeç. Kam dy vjet që kam filluar të merrem me spektakël. Televizioni është ëndrra ime dhe do të bëj çdo sakrificë për të qenë e suksesshme. Dua të futem në botën e televizionit dhe mendoj se për t’ia arritur kësaj duhet të bësh një hap më tepër për të përmirësuar anën vizuale dhe unë vendosa që të korrigjoja hundën”, shprehet Lorna.

“Kur vendos të bësh një ndërhyrje të tillë e bën edhe të ndihesh më mirë me veten, të jep më shumë vetëbesim. Më pëlqen të ndryshoj vazhdimisht”, shton Lorna.

Doktoresha Lida Hoxha, presidente e “Dermo life Center”, tha: “Duhen 6 muaj pas ndërhyrjes që të shihet rezultati përfundimtar për të cilin është punuar në sallën e operacionit.”

Më pas, Hoxha sqaroi edhe rastet kur nuk pranohet kërkesa e klientëve për të bërë operacion plastik: “Nëse një klient vjen dhe kërkon një hundë si të një aktoreje apo këngëtareje, ne nuk e marrim përsipër sepse klienti duhet të kuptojë që kjo është e pamundur. Ajo që mund të bëjmë është të korrigjojmë defektin.”

“Operacioni nuk është i dhimbshëm sepse përdoret anestezi. Pacienti nuk provon dhimbje”, shprehet doktori italian Andrea Garelli.

Më pas, Lorna tregoi edhe rezultatin e këtij operacioni dhe u shpreh mjaft e kënaqur.

“Ndihem shumë mirë me veten tashmë. Marr frymë më lirshëm dhe kam edhe ndryshim në kordat vokale gjë që do të më ndihmojë në karrierën si këngëtare”, nënvizoi 19-vjeçarja.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA