“Smartphone”, Samsung zbret nga froni Apple

28/10/2011 21:20

Samsung lë pas Apple në shitjen e telefonave smart. Ky është rezultat i studimit të tregut nga “Strategy Analytics” për 3 muajt, korrik, gusht dhe shtator.

Studimi thotë se Samsung shiti gjatë kësaj periudhe plot 27.8 milion telefonë smart, ndjekur nga Apple me 17.1 milion dhe Nokia me 16.8 milion.

Në studimin e publikuar thuhet se në humbjen e fronit prej “Apple”, ndikoi njoftimi i fillimvitit për hedhjen në treg të iPhone 4S, dalë në treg në mesin e muajit tetor. Pikërisht ky fakt, thuhet nga “Strategy Analytics”, ndali të apasionuarit e iPhone, të cilët pritën me padurim daljen në treg të modelit më të ri, 4S.

Studimi parashikon që Apple në tetor, nëntor dhe dhjetor të rimarrë vendin e parë me hedhjen në treg të modelit të ri 4S, ndihmuar disi edhe nga performance e dobët e telefonave smart të Samsung, të cilët kanë shfaqur probleme në çipin e memories.

Top Channel