Në Australi monedha më e madhe në botë

27/10/2011 00:00

Monedha e Perthit, në Australinë Perëndimore, është vlerësuar si monedha më e madhe në botë.

Objekti peshon pak më shumë se një ton ar 99.99 për qind i pastër dhe mbart një vlerë prej 45 milionë eurosh.

Një skuadër prej 12 artistësh dhe teknikësh ka punuar për pothuajse një vit për të krijuar monedhën, që ka një diametër prej 80 centimetrash dhe një trashësi prej 12 cm.

Nga njëra anë monedha tregon një kangur që kërcen, i rrethuar nga rrezet e djellit.

Top Channel