Boeing “Dreamliner” kryen udhëtimin e parë

26/10/2011 17:15

Avioni më i ri i kompanisë “Boeing” dhe një prej më të mëdhenjve të ndërtuar ndonjëherë, “Dreamliner”, realizoi udhëtimin e tij të parë ditën e mërkurë, në itinerarin Tokio-Hong Kong.

Me lëshimin në treg të shtyrë për tre vjet, “Dreamliner” ngjalli interes të veçantë, ndërsa me mijëra gazetarë, fotografë dhe spektatorë kishin dalë për ta shikuar në ngritje dhe në ulje.

Vonesa në daljen në treg është shfryëzuar mirë nga rivalët më të mëdhenj të kompanisë amerikane, “Airbus”, që ka lëshuar ndërkohë gjigantin “A380”, i shndërruar në shumë popullor në dy vitet e para të operimit.

Aeroplani i ri i “Boeing” është quajtur “Dreamliner” pasi ai i kushton një rëndësi të madhe komoditetit dhe bërjes së udhëtimit sa më të këndshëm. Në këtë model, “Boeing” ka vendosur dritare pasagjerësh shumë më të mëdha se të zakonshmet.

Ndërkohë, mjeti është konceptuar sa më ekonomik që të jetë e mundur. Nëpërmjet linjave të reja të aerodinamikës, fibrave të karbonit dhe motorëve më efikasë, “Dreamliner” do të jetë në gjendje të konsumojë 20% karburant me pak se modeli i tij paraardhës.

Kjo do të lejojë kompanitë që të ulin çmimet e biletave dhe të kursejnë gjithmonë e më shumë karburatn, që është edhe shpenzimi kryesor për çdo kompani në botë.

Lëshimi i këtij modeli realizohet në një kohë që “Boeing” raportoi një tre-mujor shumë të suksesshëm, me një rritje të përfitimeve në 31% ose 1,1 miliardë dollarë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Përfitimet e kompanisë pritet të rriten edhe më shumë, me 255 aeroplanë të tjerë të porositur për vitin aktual dhe 426 për 2012-n.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA