Stadiumi i ri i Juventusit rrezikon shembjen?

21/10/2011 10:00

Stadiumi modern i Juventusit rrezikon të shembet… të paktën ky është përfundimi i Prokurorisë Italiane, e cila i ka kërkuar një grupi ekspertësh të japin një vlerësim të ri mbi strukturën.

Veprimi i autoriteteve vjen pas disa dyshimeve në lidhje me cilësinë e ndërtimit. Janë kërkuar dokumente të shumtë dhe midis të kërkuarve rezultojnë tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur. Drejtuesit e lartë të klubit, zyrtarisht e “kanë mirëpritur” hetimin, ndërsa theksojnë se siguria ka qenë gjithmonë përparësi për ta.

Në një komunikatë të klubit shkruhej se “Juventusi ka një besim të plotë në sigurinë totale strukturore të stadiumit dhe jemi të bindur që ky do të jetë përfundimi në të cilin do të arrijnë edhe autoritetet”.

Prokuroria i ka kërkuar klubit të gjithë detajet financiare të stadiumit, i cili duket se është ngritur nënkoston reale. Mbetet për të parë nëse midis materialeve të ndërtimit, janë bërë apo jo kursime të atilla, që të cënojnë sigurinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA