Pas shpërthimit tragjik që i mori jetën një minatori dhe plagosi 8 të
tjerë, prokurorët kanë hyrë në galeri për të pare nga afër vendin e
ngjarjes.
Hyrja e tyre eshte bere ne oren 13:00, por më herët në oren 8.00 të mëngjesit në minierë hynë minatorët, të cilët nisën punën pjesërisht në disa nivele të saj. Me heret prokuroret kane marre edhe dokumentacionin e punes se kompanise ACR, për të parë nëse janë respektuar rregullat dhe procedurat e sigurisë.
Mësohet se janë marrë në pyetje drejtuesit e kompanisë, por edhe minatorët. Prokuroret kanë dale nga galeritë disa orë më vone pa dhene detaje rreth hetimit, i cili po vijon ende.
Nderkohe ish-drejtuesit e greves se urise se minatoreve thone se edhe pse ka patur urdher pezullimi, ne disa nivele eshte punuar.
Nderkohe kompania ACR ka sqaruar se ka permbushur te gjitha urdheresat e dhena nga Ministria e Ekonomisë dhe i eshte permbajtur akt inspektimit të RISHM-it në veprimtarinë e saj për kthimin e minierës në kushte pune. Deri tani ACR është në pritje të raportit përfundimtar të RISHM-it për rrethanat që shkaktuan aksidentin tragjik.
ACR ka vënë në dispozicion të grupit hetimor dokumentacionin e nevojshëm dhe ka krijuar të gjitha lehtësitë për hetimin e kësaj çështje. RISHM-i në bashkëpunim me strukturat e ACR-së kanë marrë masa dhe po bëjnë eliminimin e avarisë.
Edhe pse ACR është e bindur se ka vepruar brenda të gjitha urdhëresave dhe raporteve të mëparshme do të jetë në pritje të një raporti përfundimtar për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Nga shpërthimi, një viktimë
Një minator u vra dhe 8 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i gazit në një galeri të minieres së kromit në Bulqize.
Galeria ndodhet nën administrimin e kompanise “ACR”, e cila për tre
muaj rresht u përball me grevën e minatorëve që kërkonin më shumë siguri
në punë.
Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së martes dhe viktima
është 39 vjeçari Naim Shyti, punonjës i grupeve te ajrimit, një
pjesetar i rregullt i çdo proteste që minatoret e Bulqizës organizuan
gjatë dy muajve të fundit.
Grupi është futur në nivelin 16
për të vendosur sistemin e ajrimit të këtij niveli. Gazmatësi ka diktuar
nivele shumë të larta të hidrogjenit dhe ka kërkuar që minatorët të
dalin me shpejtesi, por fatkeqësisht një shkëndijë e ka ndezur atë dhe
ka shkaktuar shpërthimin tragjik.
Ekipet e shpëtimit i kanë
nxjerrë minatorët nga nëntoka. Fillimisht dolën 8 prej tyre, njëri prej
të cilëve i vdekur, ndërsa më vonë u gjet edhe minatori i nëntë i
plagosur.
Kompania “ACR” ka sqaruar zyrtarisht se ngjarja
ndodhi në oren 10, kur grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit
është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të
matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit.
Pas disa momentesh, kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi.”ACR” shprehu hidherimin e thellë për humbjen e jetës së punëtorit të
ajrimit Naim Shyti.
Top Channel