“Mu kthye çdo gjë përmbys”, gazetarja Jonida Shehu rrëfen me lotësh humbjen e prindërve: E gjeja veten duke i shkruar mamit mesazhe pas vdekjes
Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, prezantoi dy binjakët e lindur në prill për herë të parë në publik, në një intervistë televizive të transmetuar gjatë të mërkurës.
Deri më sot, 41-vjeçarja ka preferuar që të mbajë larg botës së “shoë-bizz” dy djemtë e saj, Monroe dhe Marocan, ndërsa larg vëmendjes së publikut duket se ka mbetur edhe vetë, “e izoluar” në shtëpinë e saj në Nju Jork, ku duket se po shijon muajt e parë si nënë.
Në studiot televizive të “NBC”-së amerikane, Carey iu përgjigj edhe disa pyetjeve tepër personale, si marrëdhënia që ka me bashkëshortin shumë më të ri, Nick Cannon.
Carey u shpreh se ndonëse nuk ka patur asnjëherë besim të plotë tek asnjeri, nuk jeton me frikën se ai do ta tradhëtojë një ditë, ndërsa shtoi se krahasimet me çiftin Moore-Ashton nuk janë të logjikshme.
Top Channel