Siri, policia qëllon ndaj protestuesve

08/10/2011 15:00

Forcat e sigurisë hapën zjarr mbi njerëzit e mbledhur për të shoqëruar në banesën e fundit një prej figurave kyçe të opozitës në vend, incident në të cilin kanë humbur jetën disa persona.

15 mijë njerëz u grumbulluan për të përshëndetur aktivistin,  i cili një ditë më parë u qëllua nga katër persona, brenda banesës së tij. Besohet se në këtë atentat kanë lidhje shërbimet e fshehta siriane.

”I gjithë qyteti ishte në rrugë që në mëngjes dhe funerali u shndërrua në të vërtetë në një protestë të re ndaj regjimit shtypës të presidentit Bashar al-Assad”, tha për “Associated Press” një banor.

I banuar në shumicë kurde, shpërthimi i dhunës në provincën lindore të Kamishlisë është një ngjarje që rrezikon t’i hedhë benzinë zjarrit dhe të shtyjë në revolta serioze minoritetin e shtypur sistematikisht nga Damasku zyrtar.

Media zyrtare e cilësoi vrasjen e al-Tammo si të organizuar nga qarqe që duan të destabilizojnë Sirinë. Ai u bëri thirrje njerëzve në shpërthimin e protestave muaj më parë që të luftonin me vendosmëri, deri në rrezimin e regjimit të Assad-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA