PS: Të rishikohen draftet, ndryshe nuk votojmë

06/10/2011 00:00

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaron në kuvend se
maxhoranca nuk ka dhënë ende përgjigje zyrtare për paktin e ligjet me shumicë të cilësuar që janë në rend dite që prej rifillimisht
të punimevet të Parlamentit në shtator, nuk mundën të marrim dot votat e
nevojshme. propozuar
nga Partia Socialiste.

Kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci tha se nuk është serioze që përgjegjësia t’i lihet opozitës, për objektiva që janë të përbashkët.

“Lidhur me këtë ne ju kemi bërë një ofertë, që të ngarkohet Komisioni i Ligjeve të këtij Parlamenti që brenda këtij sesioni, që do të thotë deri në dhjetor, të trajtojë në bashkëpunim me një grup ad-hoc, kostitucionalistësh, ekspertësh të BE dhe grupe interesi, rast pas rasti të gjitha nenet dhe projektligjet sipas fushave”, tha Ruci.

Vetëm në këtë rast tha zoti Ruci, opozita angazhohet të miratojë cdo ligj që do të dalë nga ky konsultim i gjerë dhe transparent. Por, sipas zotit Ruci, shumicës i mungon vullneti politik për ta bërë këtë. Për kryetarin e grupit demokrat Astrit Patozi, 12 rekomandimet e bashkimit europian janë konkrete. 5 prej tyre gjenden në parlament në formë ligjesh që kërkojnë një shumicë të cilësuar, pra edhe votat e opozitës:

“Edi Rama thotë eja flasim njëherër për paktin, pa pika ne, ca pika ju, ca pika ata që janë jashtë, ca ata të tjerët. Edi Rama thotë “hajde njëherë të biem dakort për Guvernatorin, ca anëtarë bordi andej, ca anëtarë këtej, e pastaj duke parë e duke bërë, se pastaj gjuha vete gjuha ku dhemb dhëmbi, te Presidenti vitin e ardhshëm. Po si t’u themi ne atyre në Bruksel, që opozita po kërkon shpërblim për rikthimin në Parlament? Po pse për mazhoranën vjen opozita në këtë sallë?”
 

Top Channel