Zyrtari i OSBE-së takon Berishën e Topallin

04/10/2011 00:00

Përfaqesuesi i posacëm i Asamblese Parlamentare të OSBE-së për Europën
Juglindore Roberto Battelli po takon në Tirane disa nga autoritetet më
të larta shtetërore të vendit, duke dhënë sigurinë se kjo organizatë do
të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtësisht me Shqipërinë në të gjitha
aspektet e reformës zgjedhore.

Në takimin me kryeministrin Berisha u theksua rëndësia e adresimit të 52 rekomandimeve të OSBE/ODIHR si jashtëzakonisht e rëndësishme për një efiçencë edhe më të lartë të sistemit ligjor dhe institucional zgjedhor në Shqipëri, i cili, sipas dy politikaneve eshte provuar tashme përmes dy proceseve zgjedhore të njëpasnjëshme, si një kuadër shumë i mirë, i standardeve më të larta demokratike.

Kryeministri Berisha e siguroi Delegacionin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se për vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për t’i krijuar opozitës të gjitha hapësirat e nevojshme, në kuadër të 52 rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe brenda kuadrit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, për një reformë zgjedhore tërësisht transparente dhe konsensuale.

Kete gatishmeri shfaqi ne takim edhe kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, e cila vuri ne dukje ftesen e perseritur per opoziten per ngritjen sa me shpejt te Komisionit per Reformen Zgjedhore. Sipas zonjes Topalli bojkoti i opozites ka vonuar per dy vjet me rradhe nisjen e kesaj reforme, si dhe ka demtuar vendin me mosvotimin e ligjeve te integrimit qe kerkojne 3/5 e votave. Ne takim zonja Topalli e ka njohur delegacionin edhe me gatishmerine per te diskutuar mbi rregulloren e kuvendit, duke patur si model rregulloren e Parlamentit Europian. Kryetarja e Kuvendit tha se deputetët e opozites nuk duhet te votojne vetem per prezencen e tyre ne parlament, por duhet të përmbushin detyrën kushtetuese në votimin e ligjeve. Perfaqesuesi i posacem i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Roberto Batelli u shpreh se “Dialogu politik duhet të bëhet mbi çështje të arsyeshme, duhet të jetë i hapur, pa parakushte dhe se duhet të zhvillohet brenda institucioneve” .

Top Channel