Rusia hedh idenë për Bashkimin Euroaziatik

04/10/2011 21:00

Kryeminisitri i Rusisë, Vladimir Putin, propozoi formimin e një “Bashkimi Euroaziatik”, një strukturë që do të kundërshtojë monopolin e Bashkimit Europian.

Nëse do të realizohej, Bashkimi Euroaziatik do të përbëhej në shumicë nga ish-Republikat Sovjetike. Putini, i cili së fundmi shpalli kandidaturën e tij për president në zgjedhjet e ardhshme, argumentoi se një bllok i tillë do t’i jepte Rusisë mundësinë që të shndërrohej në një faktor madhor ndërkombëtar.

Sipas Putinit, Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia kanë nisur tashmë një proces të integrimit të tyre ekonomik, duke hedhur bazat e para për formimin e një strukture të tillë.

Megjithatë, Kryeministri u tregua i kujdesshëm për të saktësuar se nuk bëhet fjalë për ringritjen e Bashkimit Sovjetik, pasi union i ri do të ndërtohet mbi vlera tërësisht të tjera.

”Nuk po përpiqemi në asnjë mënyrë apo në një tjetër që të ringremë Bashkimin Sovjetik”, shkruante Putin në një artikull për të përditshmen “Izvestia”.

”Do të ishte naive nga ana jonë që të përpiqeshim të rikthenim diçka që tashmë i përket të shkuarës. Bashkimi Euroaziatik do të ndërtohet duke u bazuar mbi përvojën e Bashkimit Europian dhe të bashkimeve të tjera rajonale”.

Me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin që kanë formuar një aleancë ekonomike dhe kanë hequr pengesat doganore, Kirgistani dhe Taxhikistani kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë për t’u bashkuar në këtë strukturë.

Pavarësisht garancive të Putinit për dëshirën për të formuar një organizatë që s’do të ketë asgjë të përbashkët me Bashkimin Sovjetik, ekspertë të shumtë europianoperëndimroë janë shprehur skeptikë rreth kësaj mundësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA