PS: NATO vërejtje ushtrisë

27/09/2011 20:55

Pas prezantimit të situatës së ushtrisë që bëri ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deputeti socialist Pirro Lutaj, u shpreh se, NATO në mbledhjen e saj të fundit ka shprehur rezerva të shumta ndaj ushtrisë shqiptare.

“Meqenëse gjithçka nga pikëpamja ligjore ishin të armotizuara, nuk mund t’u dëgjojmë ju këtu dhe të marrim të mirëqenë se veprimet tuaja janë të harmonizuara në kuadër të veprimeve të NATO-s. Kështu shkeljet e vazhdueshme dhe flagrante të ligjit të gradimeve, emërimeve, po kështu edhe pagesave, njerëz të paemëruar që paguhen ose njerëz të emëruar që nuk paguhen”, është shprehur Lutaj.

Imami shqetësimet e opozitës referuar edhe mbledhjes se fundit të NATO-s, i ka konsideruar si rekomandime të saj të cilat, por rishikohen nga ministria që drejton.

Imami nuk pranoi të komentonte infiormacionet e Wikileaks dhe sqaroi se tenderi për helikopterët është mëse i rregullt.

Në pikën e akuzave për reforme në ushtri, Imami deklaroi se Shqipëria vazhdon të ketë më shumë oficerë se ushtarë.

“Kemi një strukturë të shtrembëruar të gradave. Kemi më shumë oficerë se ushtarë. Për të shkuar drejt një strukture normale dhe principe dhe kritere të tjera po bëhen. Ky është implementim i strukturës aktuale”, tha Imami.

Ministri i Mbrojtjes tha se ligji i ri për shërbimin ushtarak është brenda rregullave.

Top Channel