“Akt i turpshëm”, Berisha: Rama e ka bërë për dy lekë drejtorin pse lejoi Erion Veliajn të operohej
Brenda pak ditësh Prokuroria kërkon për herë të dytë pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Njësia Task Forc e Prokurorisë së Tiranës ka depozituar në gjykatë një kërkesë për pezullimin e Florenc Hoxhës në lidhje me një tjetër hetim që ka nisur pas kallëzimit të disa qytetarëve.
Burime pranë organit të akuzës tregojnë se qytetarët thonë se u janë prishur objektet të tyre si ndërtime të paligjshme nga policia bashkiake, ndërsa ata pretendojnë se kanë pasur dokumentacion të regullt.
Javën e shkuar Prokuroria kërkoi pezullimin nga detyra të Florenc Hoxhës pas padisë që kishin bërë dy punonjëse të Bashkisë të Tiranës ushtrim të dhunës fizike ndaj tyre, ndërsa Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë të organit të akuzës.
Top Channel