“Askush nuk është i sigurt”/ Reportazhi i BBC nga qyteti i frikës në Ekuador: Bandat e fuqishme kanë lidhje me mafian shqiptare, ndihmojnë në… Në vijim të qëndrimit në SHBA, kryeministri Sali Berisha mori pjesë me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në pritjen e organizuar prej tij për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sic njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë, Berisha zhvilloi një bisedë me presidentin Obama.
Këtë takim kryeministri Berisha e ka shfrytëzuar për të ftuar presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.
Po sipas zyrës së shtypit, mësohet se kryeministri Berisha mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit, me temë “Një vizion për një të ardhme të përbashkët”, ku merrnin pjesë gjithashtu kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe kryeministri i Malit të Zi, Igor Luksic.
Ky Samit i përvitshëm synon të promovojë trashëgiminë e tolerancës ballkanike dhe mirëkuptimin midis liderëve politike, religjiozë, si dhe bizneseve, gazetarëve dhe artistëve të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe krijimin e bashkëpunimit etnik, fetar e gjuhësor në rajon nëpërmjet vendosjes së qëllimeve dhe idealeve të përbashkëta.
Kryeministrat në fjalimet e tyre u fokusuan në ekonominë, investimet dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Berisha u përqendrua në fjalën e tij në rëndësinë e këtij takimi dhe bëri një prezantim të përmbledhur të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, sikurse bëri pak ditë më parë në bursën Nasdaq dhe televizionin CNBC.
Top Channel