Masa të forta tek Krimet e Rënda

20/09/2011 00:00

Pas vrasjes së gjyqtarit të Shkallës së Parë Vlorë Skerdilajd
Konomi,Gjykata e Krimeve të Rënda përforcon masat e sigurisë për
ruajtjen e gjyqtarëve brenda ambienteve te ketij institucioni.

Top Channel ndoqi nga afër që në orët e para të mëngjesit procesin e kontrolleve që kryhen në këto ambiente. Një punonjës policie se bashku me nje qen policie që nuhat lendet plasese, kontrollon automjetet te cilat parkohen brenda gjykates, madje edhe makinat qe afrohen jashte oborrit rrethues. Ketij kontrolli madje i nenshtrohet jashte ambienteve edhe makina e Top Channel.

“Duke marre shkas nga ngjarja e Vlorës ne kemi forcuar masat. Ne gjykate hyjne tani vetem makinat e gjykates dhe prokurorise dhe te askujt tjeter, qofshin edhe zyrtare”, tha zëdhënësja e Gjykates se Krimeve te Renda, Lavdie Hysaj.

Zedhenesja thekson kerkesen e kesaj gjykate per shoqerimin e gjykatesve deri ne shtepi me njerez te posacem.

Javen e kaluar me udher te kryetarit te Keshillit të Lartë te Drejtësisë, presidenti Bamir Topi eshte ngritur nje grup i posacem, i cili do vleresoje kushtet e sigurise se gjyqtareve ne vend. Nderkohe qe nenkryetari i KLD-së deklaroi se aktualisht nga nje komision i posacem eshte vendosur te ruhen me badigarde policie 15 gjyqtare emrat e te cileve, per arsye sigurie mbahen te fshehte.

Spahiu: Vrasja e Konomit, një mesazh i qartë

Disa ditë më parë nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu deklaroi në emisionin “Top Story”, në Top Channel, se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ishte një mesazh i qartë që kërkohej të jepej nga ekzekutorët.

Ai theksoi se Konomi u vra për cilësinë e tij si gjyqtar dhe denoncoi fenomenin e mosndëshkueshmërisë ndaj dhunuesve të anëtarëve të drejtësisë.

Spahiu ka theksuar se për shumë krime në Shqipëri dihen autorët dhe nuk thuhen asnjëherë, duke bërë përgjegjës për situatën e krijuar të gjithë mekanizmin shtetëror.
 

“Konomi”, Burgaj: Po punohet per zbardhjen e vrasjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj është takuar me homologun austriak Herbert Andrel i cili ndodhet në një vizitë pune në Tiranë për shkëmbim eksperiencash.

Në përfundim të takimit Burgaj i është përgjigjur interesit të medias për ndryshimet e fundit në policinë e Vlorës.

Sipas tij, këto ndryshime kanë të bëjnë me forcimin e strukturave të rendit në këtë qytet, duke mos përjashtuar se shkak per ndryshimet ishte edhe ngjarja ku mbeti i vrare gjyqtari Skerdilajd Konomi.

Burgaj nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth hetimeve apo se kur mund të zbardhet kjo ngjarje, por ka theksuar se po punohet në mënyrë intensive.

Top Channel