“Lufta” për naftën në Mesdhe

20/09/2011 00:00

Turqia sfidoi Qipron që nuk përfilli paralajmërimet e saj dhe nisi
shpimet në det për nafte duke deklaruar se do të fillojë edhe ajo vetë
kërkimet në Mesdhe. Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se
ushtria turke do të përdorë mjetet e saj ushtarake për të vëzhguar gjatë
gjithë kohës zhvillimet ne rajonet lindore.

Më parë edhe ministri i Energjitikës, Taner Illdiz kishte thënë se forcat detare do të shoqëronin operacionet për kërkimin e naftës e gazit në det.

“E verteta eshte qe Qiproja jugore, Izraeli madje edhe Greqia e kane hedhur tashme nje hap te tille dhe kane filluar punen duke e shpallur ekskluziv kete rajon ekonomik. Tani do hedhim edhe ne hapat tane bashke me qipron veriore dhe do te fillojme kerkimet shume shpejt, mundesisht brenda kesaj jave”, tha Erdoan.

Me heret  minsitri qipriot i Energjitikës, Solon Kassinis, njoftoi se firma amerikane Noble Energy, kishte filluar shpimin në jug të ishullit, në zonën ekonomike eskluzive të Qipros, në afërsi të ujrave izraelite. Qiproja ia dha kontratën për shpim firmës Noble Energy, e cila vepron në brigjet izraelite që prej vitit 1998. Turqia nuk e njeh Qipron, e cila është ndarë që nga viti 1974 në pjesën veriore të kontrolluar nga Turqia dhe në pjesën jugore të kontrolluar nga Greqia. Muajin e kaluar qeveria greke e Qipros, njoftoi se po planifikonte të fillonte kerkimet për naftë në ujrat e ishullit. Ankaraja e beri te qarte se ajo nuk ka juridiksion dhe kërkoi ndërprerjen e shpimeve. Si Kombet e Bashkuara, edhe Bashkimi Europian i kane bere apel te dyja paleve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të arrijnë sa me shpejt ne nje zgjidhje.

Top Channel