Itali, 7 të akuzuar për tërmetin në Akuila

20/09/2011 00:00

Gjashtë shkencëtarë italianë dhe një zyrtar publik do të dalin para
trupit gjykues për vrasje pa paramendim, lidhur me tërmetin e vitit 2009
në Akuila të Italisë.

Tërmeti 6.3 ballë shkatërroi rajonin, në vecanti qytetin Abruco, si dhe vrau 309 persona.

Prokurorët dyshojnë se të pandehurit bënë një deklaratë të rremë sigurie para tërmetit, pasi kishin studiuar qindra lëkundje që kishin tronditur qytetin.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse argumenton se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar tërmetet e mëdha, edhe në një zonë me aktivitet të zhvilluar sizmik.

Cështja në fjalë ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor. Mbi 5 mijë shkencëtarë kanë firmosur një letër të hapur drejtuar presidentit Giorgio Napolitano, në mbështetje të kolegëve të akuzuar.

Shtatë të pandehurit ishin anëtarë të një paneli qeveritar që kishte për detyrë llogaritjen e rrezikut pasi qindra lëkundje të nivelit të dytë kishin tronditur rajonin mesjetar disa muaj para tërmetit.

Ata nxorën një deklaratë sigurie, edhe pse thoshin se nuk ishte e mundur të parashikohej nëse një tjetër tërmet do të regjistrohej.

Ata rekomanduan një përforcim të rreptë të masave anti-sizmike, vecanërisht për ndërtimin e banesave.

Natën e tërmetit, shumë persona qëndruan në shtëpitë e tyre dhe humbën jetën për shkak të kësaj këshille, ndërsa të tjerë që kishin vendosur të qëndronin në rrugë mbijetuan.

Top Channel