Tentativa për të ‘ndalur’ palestinezët

19/09/2011 00:00

Katërshja për Lindjen e Mesme vazhdon përpjekjet për të bindur
Autoritetin Kombëtar Palestinez të mos kërkojë njohjen e shtetit në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Presioni i perfaqesuesve te SHBA-se, Rusise, Bashkimit Europian dhe OKB-se po perpiqen te shmangin nje perballje plot tensione ne gjirin e Keshillit te Sigurimit.  Jo i paparashikueshem, ne kohen kur Shtetet e Bashkuara deklaruan se do te vendosin veto. Palestinezet kerkojne njohje nderkombetare te shtetit te tyre, te mbeshtetur ne kufijte e vitit 1967, ku perfshihet Bregu Perendimor, Jeruzalemi Lindore dhe Rripi e Gaza-s.

I dërguari ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, Tony Blair i tha BBC-se se kjo levizja nuk duhet te minoje shanset per t’iu kthyer bisedimeve per paqe me Izraelin. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thane se nje shtet palestinez mund te arrihet vetem permes bisedimesh te drejteperdrejta. Raundi i fundit i negociatave per paqen mes Izraelit dhe palestinezve u nderpre vitin e kaluar.

Një sondazh i BBC-se dhe Globe/Scan sygjeron se më shumë njerez e mbështesin sesa e kundershtojne njohjen e Palestines si shtet, ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Në sondazhin e kryer në 19 vende te botes 49 % e perkrahin propozimin ndersa 21 % thane se qeveria e tyre duhet ta kundershtoje. Anetaresimi i AKP-së ne OKB-se gjen kryesisht mbeshtetje ne Egjipt, ku 90 % e te pyeturve jane shprehur ne favor te tij dhe vetem 9 % kunder.
Ne Turqi mbeshtetja eshte 60 %, ndersa ata qe e kundershtojne 19 %, ne Pakistan e perkrahin 52 % ndersa 12 % i thone “jo” dhe ne Indonezi 51 % e njerezve jane pro dhe 16 % kunder. Kinezet jane mbeshtetesit me entuziaste te propozimit per shtetin e Palestines  me 56 % pro dhe vetem 9 % jane kunder.

Opinioni publik ne tre vendet e madhe te Bashkimit Europian e mendon thuajse njesoj; Ne France 54 % e mbeshtesin dhe 20 % e kundershtojne, ne Gjermani, 53 % pro dhe 28 % kunder ndersa ne Britanine e Madhe,  53% jane ne favor dhe 26 % kunder. Per sondazhin  u moren ne pyetje 20466 persona nga data 3 korrik deri me 29 gusht te ketij viti. Dhe marzhi i gabimit mund te jete nga 2.1 % ne 3.5 %.

Top Channel