Lushnje, zjarr në kodrat e Ardenicës

19/09/2011 18:55

Një siperfaqe prej disa hektarë e mbjellë me pisha është djegur nga zjarri që ra paraditen e sotme në kodrat e Ardenicës, në Lushnje.

Zjarrri iu afrua edhe manastirit të famshëm të Ardenicës, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve flakët janë vënë nën kontroll.

Bashkë me zjarrfikësit në shuarjen e flakëve janë vënë edhe banorët e zonës, si dhe klerikët që ndodhen në manastirin ortodoks të Ardenicës.

Zjarri, i ndihmuar edhe nga era, u hap në një sipërfaqe rreth 7 dynym në një kohë shumë të shpejtë. Pas një përpjekjeje prej tre orësh u bë e mundur që zjarri të lokalizohej. Flakët rrezikuan dhe antenat e televizioneve.

Nga hetimet e para dhe nga dëshmitë e banorëve të zonës, mësohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur edhe në kodrat e fashtit Xeng të Divjakës.

Elbasan, zjarr në parcelat me ullinj
15/09/2011

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Rrethin e Elbasanit pasditen e së mërkurës. Fillimisht vatra  e zjarrit ka shpërthyer në fshatin Xibrakë e më pas ka shkuar deri në fshatin Shalës te Komunës po me të njejtin emër.

Sipas burimeve flakët kanë përfshirë një territor  prej më shumë se 100 hektarësh ku janë djegur parcela me ullinj e drurë të tjerë frutorë. Zjarrik ka shkaktuar panik tek banorët pasi vatra ëshët afruar mjaft afër zonës së banuar. Ajo që ka rrezikuar seriozisht fshatin ka qenë reparti ushtarak me municione luftarake që ndodhej fare pranë zjarrit.

Gjatë kësaj periudhe policia ka bërë evakuimin e banorëve nga banesat, për të shmangur ndonjë fatekqësi. Por falë ndërhyrjes së ushtrisë, shërbimit zjarrfikës dhe ndihmës së banorëve është bërë i mundur izolimi  i kësaj. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë shoqëruar disa persona në komisariat pasi dyshohen se janë autorë të zjarrit.

Bulqizë, zjarr në mal, digjet bimësia
12/09/2011

Një zjarr ka rënë pasditen e së Hënës në malin e Bardhë, në Bulqizë, ku si pasojë sipërfaqe të tëra bimësie janë djegur.

Sipas informacioneve të fundit, flakët janë përhapur shpejt me ndihmën e erës dhe rrezikojnë të prekin edhe fshatin Dushaj.

Autoritetet lokale njoftojnë se ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit. Deri tani janë djegur 100 hektarë pyje.

Shkodër, digjet godina e komunës Shalë
12/09/2011

Mëngjesin e së hënës policia e Shkodrës njoftoi se është djegur tërësisht godina e komunës Shalë. Ngjarja sipas policise eshte e qellimshme dhe mendohet se ka lidhje me procesin e stergjatur zgjedhor ne kete komune ne zonen me malore te Shkodres.

Zgjedhjet ne komune deshtuan dy here resht te mbaheshin dhe heret e trete u fituan me nje diference shume te ngushte nga kandidati socialist.

Pala e humbur u ankua ne KQZ dhe me pas ne Kolegjin Zgjedhor, por ankesa e tyre u rrezua. Ndersa pritej shpallja e vendimit perfundimtar dhe marrja e detyres nga kryekomunari ri, godina e komunes u dogj. Po hetohet per dokumentat qe mund te jene demtuar per shkak te flakeve.

Top Channel