Zgjedhjet në Berlin, Merkel drejt humbjes

18/09/2011 14:10

Qytetarët e Berlinit do të votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakun dhe parlamentarët e qytet-shtetit gjerman.

Sondazhet e para japin fitues kryebashkiakun aktual Klaus Wowereit dhe për kancelaren Angela Merkel parashikohet një tjetër humbje e rëndë.

Rreth 2.5 milionë votues do të votojnë deri në orën 18.00.

Klaus Wowereit, 57-vjeçar, është zgjedhur si kryebashkiak në vitin 2001 dhe kërkon mandatin e tretë.

Wowereit është i famshëm për frazën e tij: “Edhe të jesh homoseksual është mirë!”

Top Channel