Straus-Kahn pranon: Ishte dobësi e momentit

18/09/2011 21:45

Në intervistën e parë publike pas pushimit të akuzave ndaj tij për ngacmimet seksuale ndaj kamarieres së hotelit në Nju Jork, ish-kreu i FMN-së, Domenique Straus-Kahn pranoi se kishte treguar një “dobësi të momentit”.

“Gjithcka ishte një gabim, një gabim fatal, që shqetësoi gruan time, fëmijët e mi, familjen time, shokët e mi, por edhe popullin francez, që priste nga unë ndryshimin”, tha Kan në intervistën e tij dhënë për TF1.

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ngulmoi se nuk ka ushtruar kurrëfarë dhunë kundrejt kamarieres.

62 vjecari dha dorëheqjen si shef i FMN-së në muajin Maj pasi u arrestua nën akuzën e përdhunimit të 32 vjecares Diallo, në hotelin “Sofitel” të Manhatanit.

Akuzat u hodhën poshtë në muajin gusht, kur prokurorët thanë se paditësja nuk ishte e besueshme, dhe për këtë arsye cështja nuk duhet të vazhdonte.

Kahn hodhi poshtë gjithashtu edhe akuzat e ngritura nga shkrimtarja Tristane Banon e cila pas skandalit të Nju Jorkut deklaroi se Straus-Kahn kishte tentuar ta përdhunonte atë në vitin 2003. Kahn tha se deklarata e Banon është e gjitha “imagjinatë”.

Ai u shpreh i revoltuar me veten, per ate qe e cilesoi nje lidhje konsensuale te pamenduar, qe lendoi vendin dhe familjen e tij. Ish-shefi i FMN-se u kthye ne France me 4 Shtator, pasi prokurori i Nju Jorkut rrezoi akuzat per tentative perdhunimi, qe lidhen me marredhenien qe zgjati nente minuta.

I veshur me nje kostum te zi dhe kravate blu, Domenique Straus-Kahn dukej i qete ndryshe nga cdo here tjeter, vecanerisht pas arrestimit ne mesin e Majit. Nervoz dhe i sikletosur, ai iu bashkua korit te gjithe atyre politikaneve, qe pranuan ne publik lidhjet e tyre jashtemartesore, si Bill Klinton. Megjithate pranon se historia mund te ishte nje kurth. “Nje kurth është i mundur, një komplot do ta shohim, ka gjurme të erreta”, tha Straus-Kahn. Ai ruajti fjalet më të ashpra për sistemin e drejtesise në Shtetet e Bashkuara.

 

Top Channel