PD cakton negociatorët, Patozi letër Rucit

16/09/2011 00:00

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i
është drejtuar sërish me një letër homologut të tij socialist, Gramoz
Ruci. Dhe letra ka sërish në fokus kërkesën për të nisur punën e
përbashkët për reformën zgjedhore.

Demokratet kane caktuar si negociatore Oerd Bylykbashin dhe Viktor Gumin, qe te punojne se bashku me negociatorët socialistë per shqyrtimin e ketyre modaliteteve. Pasi e njeh me kete vendim, zoti Patozi e siguron zotin Ruci se “mazhoranca eshte e gatshme të nise pa humbur kohë kontaktet, në mënyrë që ky proces të marrë udhë sa më shpejt”.

Ne leter ka dhe nje tjeter pike ku demokratet kerkojne bashkepunimin e socialisteve. Behet fjale per te realizuar idene e dergimit ten je ftese te perbahsket per OSBE/ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias, ne menyre qe ted y keto insitucione te asistojnë të gjithë procesin e reformës. Deri tani Astrit Patozi i ka shkruar disa letra homologut te tij socialist per kete ceshtje, para dhe pas zgjedhjeve lokale. Deri tani, i vetmi hap i hedhur eshte caktimi i emrave nga te dyja palet, por qe ende nuk jane takuar me njeri-tjetrin. Megjithate, sic thote ne letren e tij Astrit Patozi, demokratet “mbeten me shpresë se do të ketë një bashkëpunim të shpejtë dhe luajal mes forcave tona politike për këtë cështje”.

Javën e shkuar socialistet bene hapin e pare drejt normalizimit te marerdhenies me mazhorancen duke dhene miratimin per nisjen e kontakteve te para per reformen zgjedhore.

Kryetari Edi Rama kerkoi nga grupi parlamentar mandatimin e deputeteve Gjiknuri e Hysi per t’u ulur ne nje tryeze te perbashket me palen tjeter. Megjithate sic tha zoti Rama ky do te jete vetem hap i pare sepse gjithcka duhet te kryhet mbi bazen e nje harte konsensuale veprimi dhe nje kalendari te miratuar bashkarisht nga te gjitha forcat , ne transparence te plote perballe partive te tjera parlamentare dhe jo parlamentare.

“Të dy deputetët duhet të organizojnë thithjen e mendimeve nga grupi, nga baza e Partisë Socialiste, nga forcat aleate të Opozitës së Bashkuar dhe nga shoqëria civile. Karakteri bipartizan i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore s’duhet të cënojë lirinë e të drejtën e pjesëmarrjes në proces të asnjë aktori e faktori politik e qytetar të interesuar për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, tha Rama.

Kryesocialisti tha se grupi parlamentar do te dorezoje gjate kesaj jave ne kuvend ate qe e quajti draftin e ndryshimeve qe sipas tij do te ktheje jeten normale parlamentare mes paleve. Keto ndryshime, – sic beri te ditur zoti Rama, – nuk kane lidhje thjesht e vetem me rregulloren e kuvendit, por me domosdoshmerine per nje reforme institucionale te procedures se punes ne kete institucion. Pavaresisht toneve bashkepunuese kreu i opozites tha se kjo nuk do te thote se grupi parlamentar socialist do te votoje ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar, pa patur nje program te qarte me pare.

 

Top Channel