Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti

16/09/2011 15:00

Kolegji Penal i Gjykates së Lartë vendosi për ekspertët që do të
verifikojnë sërish video-përgjimin e skandalit Meta-Prifti, që të tre
specialistë shqiptarë në fushën e teknogjisë.

Te tre ekspertet vijne nga fusha akademike. Ardian Olli dhe Ermal Beqiri, jane pedagoge ne universitet dhe Artur Rrahmani vjen nga Qendra Shkencore e Shkembimit te Informacionit. Rrahmani ne fakt zevendesoi nje tjeter ekspert shume te njohur, Dritan Zoto, sepse sikurse theksoi prokurori Bujar Sheshi, ky specialist i ka shprehur pikepamjet e veta per videon Meta-Prifti ne nje artikull ne gazeten ‘Shqip’ e per rrjedhoje sipas ligjeve ne fuqi, ai nuk mund te behet pjese e ketij grupi.

Prokurori kerkoi gjithashtu nje kurrikulum per ekspertet, material i cili, sic u shpreh Kolegji, do t’u vihet ne dispozicion paleve. Pas kesaj, ne seancen e radhes, ne daten 27 shtator ekspertet do te betohen dhe gjykata me pas t’u caktoje detyrat, sikurse eshte e percaktuar ne Kodin e Procedures Penale. Ne fillim te procesit, prokurori Sheshi ju kthye serish nje pike shume delikate dhe te debatueshme ne kete proces, lidhur me radhen e marrjes se provave.

Prokurori u shpreh se gjykata duhet ta korrigjoje nje vendim te ndermjetem te dhene prej saj disa jave me pare, dhe te procedoje sic e percakton ligji, me radhen e provave te kerkuara nga prokuroria, sic eshte pyetja e deshmitareve, ku ne krye te listes eshte ish-ministri Dritan Prifti. Dhe me pas hetimi gjyqesor te vijoje me caktimin e eksperteve. Por Gjykata e Larte e rrezoi kete kerkese. E keshilluar ne vend, ajo u shpreh se nuk e sheh me vend ta rishikoje kete vendim. Sipas burimeve te sigurta, kur Gjykata e Larte u shpreh me vendim per radhen e marrjes se provave, gjyqtaret ishin te ndare ne vendimin e tyre.

Vete relatori i ceshtjes ne vendimin e ndermjetem eshte shprehur kunder pjeses tjeter ne vendim, me mendim pakice, duke thene konkretisht se shumica e ketij Kolegji Penal nuk ka mbajtur parasysh urdherimet e nenit 359 te Kodit te Procedures Penale, i cili qartesisht percakton se hetimi gjyqesor fillon dhe vijon me marrjen e provave te kerkuara nga prokurori dhe me pas me ato te mbrojtjes se te pandehurit. Por megjithe, kete mendim te pakices pra vetem me nje gjyqtar, Kolegji vendosi te procedoje ndryshe, pra jo sic thote Kodi i procedures penale, por sic kerkuan avokatet, te cilet ne fakt sipas ligjeve degjohen pas organit te akuzes.

Top Channel