Ndërsa nuk ka ende një emër për të dyshuarin e vrasjes së gjykatesit
Skerdilajd Konomi, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
Kreshnik Spahiu, nxiti organet hetimore për zbardhjen sa më shpejt të
kësaj ngjarjeje.

“Pushteti gjyqesor eshte duke pritur qe sa me pare organet e hetimit te bejne te ditur emrat e ketij krimi makaber, kushdo qofshin ata duhet te vendosen para drejtesise. Jemi duke pritur qe te behet drejtesi jo vetem per Konomin, por mbi te gjitha te vendoset ne vend autoriteti shteteror i cenuar dukshem nga ky akt”, tha Spahiu.

Zoti Spahiu tha se duke marre shkas nga vdekja tragjike e tipit mafioz e gjyqtarit Konomi, diten e premte ne rend te dites te mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise do te jete ne shqyrtimi i situates me te fundit per sigurine e jetes se gjyqtareve.

“KLD duhet patjetër të shprehë qëndrimin e vet në lidhje me këtë cështje në vecanti, por edhe në përgjithësi në lidhje me situatën në përkeqësim të sigurisë së jetës së gjyqtarëve, e cila ditët e fundit ka patur zhvillime të reja. Në një vit e gjysmë, 10 kerkesa per mbrojtje gjyqtaresh te kercenuar rende per jeten e tyre jane marre ne shqyrtim nga Komisioni i Posacem per Mbrojtjen e Gjyqtareve dhe aktualisht i ofrohet mbrojtje ne total mbi 15 gjyqtareve”, tha Spahiu.

Nenkryetari KLD-se, ne daljen para medias, por pa pranuar te pyetet, theksoi se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ka krijuar nje precedent te rrezikshem jo vetem per sistemin e drejtesise, por per te gjithe nepunesit shteterorë.

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, të mërkurën, duke e konsideruar si të tmerrshëm atentatin në Vlorë ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i bëri thirrje policisë dhe drejtësisë që të bashkëpunojnë për të arritur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Arrestohet avokati, kërcënoi gjyqtarin

Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar te marten një avokat të njohur, pasi ky i fundit kërcënoi me jetë një gjyqtar.

Sipas informacioneve të fundit, në pranga ka përfunduar avokati Vangjel Muzina, 64 vjec, i cili kërcënoi me vdekje gjyqtarin Fejzo Hysi pas vendimit që nuk favorizonte klientin e tij.

Mësohet se Muzina e ka kërcënuar gjyqtarin duke i thënë: “Do të përfundosh si Skerdilajd Konomi”.

Ky i fundit është gjyqtari që u vra pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, në një atentat me eksploziv të vendosur në makinën e tij. Atentati në fjalë, që nga mënyra nuk lë dyshime për një ekzekutim mafioz, tregon sofistikimin e krimit, ose sistemeve kriminale.

Shumë gjyqtarë reaguan pas ngjarjes duke shprehur indinjatën për vdekjen e kolegut të tyre dhe njëkohësisht për pozitën e dobët në të cilën ndodhen.

Për të protestuar ndaj kësaj situate, ditën e hënë gjyqtarët e të gjitha gjykatave të vendit bojkotuan punën e tyre. 

Konomi, hetim për pronat

Prokuroria e Krimeve të Rënda fokuson hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, në pistën e vrasjes së tij për shkak të pronave.

Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda u shprehën se është bllokuar cdo dokument i mundshëm që mund t’i vijë në ndihmë hetuesve, së bashku me odiesenë disavjecare të vendimeve të gjykatave në të cilat i ati i Skerdilajdit, Fotaq Konomi, se bashku me njerëz të afërm të tij kërkonin dhjetra hektarë tokë të trasheguar, përgjate bregdetit të Durrësit nga Gjiri i Lalëzit, në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj.

Pervec ceshtjes se fituar ne Gjykaten e Larte ne maj te ketij viti, njesia taks force ne Prokurorine e Tiranes ben te ditur se kater muaj para vrasjes se Konomit, prokuroria ka regjistruar dy ceshtje per keto toka te cilat i ka ende nen hetim. Njera prej tyre eshte regjistruar pas nje kallëzimi te kryer nga te aferm te gjyqtarit Konomi, konkretisht nga familja Vevecka per 200 hektare toke ne fshatin Hamallaj dhe ata shpreheshin se kishte dyshime se ishin falsifikuar dokumentat nga nje fis tjeter te cilet edhe ata synojne kete siperfaqe toke ne Hamallaj. Ky kallëzim nuk ka lidhje thane burimet me vendimin e Gjykates se Larte.

 

Top Channel