“Kabllogramet jo të vërteta”

15/09/2011 15:00

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar në Komisionin
parlamentar të Sigurisë, pas interesimit të deputeteve socialistë, se
akuzat ndaj nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kulicaj janë
akuza politike.

Nishani mohoi vërtetësinë e të gjithë kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, ku përfshihet edhe deklarimi i drejtorit të Përgjithshëm Hysni Burgaj për vartësin e tij.

“Nuk rezulton të ketë asnjë bazueshmëri, asnjë provë, asnjë fakt në lidhje me akuzat politike të pafaktuara, të pabaza qe aktore politike ne vend i kane adresuar nendrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, zotit Kulicaj. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit nuk ka bere asnje deklarate te tille. Edhe une si minister kam qene i painformuar dhe ne fakt nese ka nje ceshtje, te cilen vertet ndjej keqardhje eshte pikerisht fakti qe kam qene i painformuar per aksionin qe u ndermor”, tha Nishani.

I pyetur nga deputetet socialiste edhe per vrasjet e pazbardhura te nisura qe nga ajo e deputetit Fatmir Xhindi deri tek vrasja e gjyqtarit Konomi, Nishani tha se, hetimi eshte i prokurorise dhe policia i ka kryer te gjitha detyrat e saj.  

“Policia e Shtetit i ka dhene grupit hetimor informacione te rëndësishme, te cilat ne kemi shpresuar gjithnje qe do te sherbenin ne menyre te vlefshme grupit hetimor per zbardhjen e asaj ngjarje, e cila eshte nje dosje ende e hapur dhe nuk eshte mbyllur.  Eshte gjykata ajo qe do te thote se cili ka qene motivi i vertete i te gjitha rasteve’, tha Nishani.

Ne repliken e tij, deputeti Paulin Sterkaj u shpreh se, kur arrestohet nje autor krimi, policia merr meritat, ndersa kur autori nuk gjendet, pergjegjesia eshte e Prokurorise. Ndersa per nenkryetarin e komisionit Ilir Gjoni, referimi i Ministrit te Brendshem per gjendjen aktuale te krimit ne vend ishte manipulues. Gjoni tha se situate eshte e rende dhe se shpesh here policia fshihet pas statistikave.

“Nga pasqyra qe paraqitem nga ajo qe po vijon ne publik ne konstatojme se situata e rendit dhe e sigurise se qytetarëve është e rënduar”, tha Gjoni.

I pyetur per hetimet mbi ngjarjen e 21 Janarit, zoti Nishani tha se hetimi nuk mund te jete i plote pa marre edhe deshmite e organizatoreve te protestes.

SHBA: Kulicaj i lidhur me krimin

Emërimi Hysni Burgaj si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare përfshi ndryshimet që ai ndërmori vetëm një javë pas marrjes së detyrës, të pothuajse të gjithë shefave të komisariateve në Shqipëri trajtohet në një prej kabllogrameve të ambasadës amerikanë publikuar nga Wikileaks.

“Shkundja suprizuese ne polici tregon se mbetet një i paprekshëm” është titulli kabllogramit dërguar më 25 Nëntor 2009, duke iu referuar mbajtjes dhe rritjes ne detyre te Agron Kulicajt. Pasi trajtohen ndryshimet në polici përfshi atë kufitare të tilla veprime të shpejta, sic thekson kabllogrami, kanë marrë kritika duke i suprizuar donatorët ndërkombëtarë sic është PAMECA, e cila ishte marre me trajnimin e policeve te shkarkuar.
 
Disa prej donatorëve besojnë se ndryshimet ishin në përputhje me regullat por shprehet shqetësimi për Drejtorin e Inteligjencës Agron Kulicaj, i cili nuk lëvizi nga deyra që mbante gjatë ndryshimeve që ndërmori Burgaj.Duke cituar burime, ambasada amerikane thotë se zoti Kulicaj është i korruptuar dhe se donatorët ndërkombëtarë kanë refuzuar të ndihmojnë policinë shqiptare kur ai ishte prezent.

 

Top Channel