Rrihet vajza që denoncoi kryebashkiakun

09/09/2011 18:30

I fejuari dhe vajza që denoncoi sms-të erotike të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, janë goditur nga një prej punonjësve të policisë bashkiake të Kamzës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg hyrjes së bashkisë. Më i dëmtuari ka qenë i fejuari i denoncueses së skandalit, i cili ka marrë goditje në fytyrë dhe në trup.

Në komisariatin e policisë së Kamzës është kryer denoncimi ndaj policit bashkiak, por edhe ky i fundit ka bërë një denoncim për dhunë të ushtruar nga i njëjti person.

Sipas policisë, të dy denoncimet i kanë kaluar organit të prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I fejuari i punonjëses bashkiake që denoncoi kryetarin për ngacmim ka deklaruar se, sulmi ndaj tij u krye pikërisht për këtë arsye.

Top Channel