Rikthehet “Top Story”

08/09/2011 18:35

Fillon sot sezoni i ri i emisionit politik kryesor në Top Channel, “Top Story” i gazetarit Sokol Balla. Pas një sezoni të suksesshëm vitin e ngarkuar politikisht, viti gjashtë i “Top Story” nis me temën e nxehtë të kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks.

Cilat janë të vërtetat e nxehta të dokumenteve? Çfarë tregojnë ato? Pasojat këtej e tutje në jetën e brendshme politike dhe raportet me ndërkombëtarët. Si ka ndryshuar qendrimi amerikan ndaj Shqipërisë?

A është gjuha e kabllogrameve autogoli më i madh i gjuhës së rëndë të politikës shqiptare në dekadën e fundit? Gjithçka sonte në ora 21:00 në “Top Story”.

Top Channel