Ndërtimi i një xhamie në qendër të Prishtinës, futja e lëndës së
edukatës fetare në shkolla dhe lejimi i mbajtjes së shamisë, po ashtu në
shkolla, kanë qenë sërish kërkesat kryesore të mijëra besimtarëve
myslimanë, që protestuan në qendër të Prishtinës për të katërtën herë.

Organizatori i protestës Fuad Ramiqi, nga organizata “Bashkohu”, ka kritikuar autoritetet qeveritare dhe ato komunale për mos realizimin e premtimeve për ndarjen e një zone për ndërtimin e një xhamie.

Ramiqi, sipas radios Evropa e Lire, ka thënë se Komuna e Prishtinës duhet ta rishqyrtojë edhe një herë vendimi e saj për ndarjen e një parcele për ndertimin e xhamisë në qendër të qytetit.

“I bëjmë thirrje, i lusim që ta rishqyrtojnë projekt-propozimin e tyre dhe të gjejnë hapësirë sepse nuk e dëmtojnë askënd” tha Ramiqi, i cili theksoi se drejtuesit e komunës duhet të dalen dhe të mos detyrojnë komunitetin që të marrë hapa të mëtejshme.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Sulltan Mehmet Fati Shefqet Krasniqi, ka kritikuar drejtuesit e Qeverisë së Kosovës dhe deputet e Kuvendit, për mos amendimin e ligjit dhe lejimin e futjes se lëndës fetare në shkolla.

Ata duhet ta dinë këtë çështje, se mysliman i mirë do të thotë atdhetar i mirë dhe kombëtar i mirë dhe politikan i mirë dhe polic i mirë dhe mësues i mirë. “Ata duhet ta dinë këtë çështje, se mysliman i mirë do të thotë atdhetar i mirë dhe kombëtar i mirë dhe politikan i mirë dhe polic i mirë dhe mësues i mirë”, tha ai.
Organizatoret e protestave kanë deklaruar se ndërtimi i një xhamie të madhe është nevojën e menjëhershme për përmbushjen e nevojave të besimtarëve myslimanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA