Qytetarët e Peqinit, efektivi i policisë së qarkut Elbasan, miqtë dhe të afërmit kanë kryer homazhe në nderim të policit Zabit Caka, i cili humbi jetën në përballje me krimin.

Arkivoli me trupin e 51 vjeçarit, babai i katër fëmijëve është mbuluar me kurora lulesh në nderim të sakrificës dhe luftës ndaj krimit.

Caka militonte prej vitesh në rradhën e të bindurve për betejën ndaj atyre që janë pjesë jo vetëm e krimit ordiner.

Lotët dhe dhimbja e fëmijëve të tij kanë shoqëruar në mënyrë dramatike të gjitha minutat e homazheve të zhvilluara në Pallatin e Kulturës “Ferdinand Deda” në Peqin.

Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili pasi ka ngushëlluar të afërmit u shpreh për mediat se, burrëria dhe qendresa e punonjësit të policisë duhet të jetë një shembull për të gjithë shërbëtorët e ligjit.

“Uroj që familja të gjejë forcën për të përballuar këtë dhimbje të pa kompensueshme dhe shpirti i dëshmorit Zabit Caka, të rënit tonë në betejë me armikun e egër, me armikun e çdo qytetari të lirë të këtij vendi, që është krimi i organizuar, të gjejë paqen e merituar. Humbja është shumë e madhe, por qëndresa dhe burrëria e tij dhe e shokëve të tjerë është frymëzuese për të gjithë shërbëtorët e zbatimit të ligjit, në çdo detyrë që ata ndodhen”, është shprehur Berisha.

Homazhe kanë kryer edhe depuetja socialiste e zonës së Peqinit, Valentina Leskaj si edhe kryetari i Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, të cilët kanë ngushëlluar familjen e policit Zabit Caka.

Caka u vra nga grabitesi

Polici Caka u vra gjate operacionit për kapjen e grabitësve të një transformatori elektrik.

51-vjecari baba i pese femijeve, nje djale dhe kater vajzave mbeti viktimë dhe pas tij vrau veten edhe autori Leonardo Tabaku, biznesmen, i martuar dhe me dy femije.

Nje jave me pare nje transformator qe sherbente per furnizimin me uje nepermjet pompave ishte vjedhur ne kete vend dhe policia pas zevendesimit kishte marre nen vezhgim zonen. Mbremjen e djeshme me ane te nje telefonate komisariati policise se Peqinit u njoftua se po vidhej serish transformatori. Drejt ketij vendi u nis nje grup i gatshem te cilet gjeten shtetasin Leonardo Tabaku.

I kapur ne befasi ai qelloi me arme zjarri, nje pushke dhe vrau  policin Zabit Caka. Policet e tjere gjeten më vone pa jete shtetasin Leonardo Tabaku, te dhenat e para flasin per nje vetevrasje.

Nderkohe kane nisur hetimet, dyshohet se grabitesi armatosur nuk ka qene i vetem ne kete ngjarje. Per kete ngjarje te rende, ku humbi jeten ne krye te detyres nje efektiv policie ka nisur hetimet edhe krimet e renda.

Autori vrasjes e me pas vetevrasjes Leonardo Tabaku jetonte ne një banese ne fshatin Sheze te Peqinit. Ata qe e njohin shprehin tronditjen dhe habine e tyre duke thene se 40-vjecari kishte nje aktivitet biznesi te tijin ne zone.

Zabit Caka banonte ne fshatin Shezë ne qytetin e Peqinit se bashku me familjen e tij. Nje jave me pare ai kishte martuar nje nga kater vajzat e tij dhe te enjten ishte ne sherbim pas informacioneve se do t’i vidhej serish transformatori nje fshati. Sapo ka zbritur nga automjeti policise ai eshte goditur per vdekje nga plumbat e armes se Leonardo Tabakut. Me pas ne errësire jane degjuar serish krisma dhe koleget e policit te vrare gjeten 10 metra me tej edhe vrasesin qe sipas deshmive te tyre kishte qelluar mbi veten. Policet ne vendin e ngjarjes gjeten edhe armen dhe automjetin e Leonardo Tabakut.

 

Top Channel