Vlorë, arrestohet autori i të shtënave

27/08/2011 15:00

Një person me probleme psikike është shoqëruar nga policia e Vlorës disa orë pasi në këtë qytet i dyshuari qëlloi me armë zjarri në bulavardin kryesor të qytetit, në zonën e njohur si Rinia.

Dëshmitarët i thanë policisë se i dyshuari ishte vetëm dhe pasi ka qëlluar me armë është larguar në këmbë. Ata kanë treguar edhe identikitin e personit, cka ka ndihmuar agjentët të gjejnë dhe të dërgojnë në komisariat të dyshuarin.

Referuar dëshmive, policia pohon se i dyshuari ka zbritur nga një makinë dhe më pas ka qëlluar në ajër me pistoletën që e kishte me vete dhe më pas edhe në pozicion horizontal. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Megjithatë, burime jozyrtare thanë për TCH se, megjithëse është shoqëruar i dyshuari, ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet që ai ka qëlluar me pistoletën tip “Berreta”, apo nëse ai ka patur ndonjë objektiv për ndonjë antentat të mundshëm.

Top Channel