Stros Khan lihet i lirë

26/08/2011 01:30

Pas arkivimit të cështjes nga ana e gjykatës së Nju Jorkut, ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Stros Khan i është dorëzuar pashaporta e tij nga ana e autoriteteve amerikane.

Ndaj Stros Khan është hequr edhe dënimi me arrest shtëpie pas rrëzimit të akuzës së ngritur kundër tij për përdhunim nga ana e një kamariereje të një hoteli në Nju Jork.

Prokurorët u tërhoqën pak ditë më parë nga akuzat ndaj ish-kreut të FMN-së me argumentimin se nuk ishin të bindur për fajësinë e tij.

Marrja e pashaportës i hap rrugë rikthimit të Stros Khan në Francë, ku ndoshta mund të nisë përgatitjet për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit tjetër përballë presidentit actual, Nikolas Sarkozi.

Top Channel