Kundërshtarët e regjimit libian

26/08/2011 15:50

Omran Khalifa, nuk mund të kthehet në vendin e tij përderisa regjimi i Muammar Gaddafi, të ekzistojë. Ai figuron në listat e arrestimit. Por, tashmë opozita është shpresa e tij.

Khalifa përkohësisht jeton në Serbi, shtetin e miqësisë së Gaddafit që nga koha e ish-Jugosllavisë.

Por, thotë se regjimi ka fshehur të vërtetën rreth Libisë. Shtet i pasur dhe popull i varfër. Fotot që ai tregon duken të pabesueshme: shkolla, spitale, dyqane dhe rrugë të shkatërruara.

“Libia si një nga vendet më të pasura ka popullin më të varfër. Ekziston shumë naftë, por kjo është okupuar nga Gaddafi, fëmijët e tij dhe njerëzit e afërm. Infrastruktura nuk ekziston në Libi, nuk kemi as shkolla, as klinika, as rrugë, asnjë gjë, është e barabartë me zero. Ajo që është treguar në televizor më pare ka qenë një propagandë, Libia është e madhe dhe nuk ka asgjë”, është shprehur Khalifa.

Omran mbaron doktoraturën në Serbi. Thotë se opozita libiane është e organizuar dhe nuk kanë dëshirë të quhen kryengritës. Qyteti i tij Zëara është shkatërruar mjaft dhe ka humbur anëtarë të familjes. Por, populli beson se me ndryshimin nuk lind vetëm një sistem i ri.

“Ne jemi në luftë dhe e vështirë të parashikohet e ardhmja pas 42 vjetësh diktaturë. Populli është vrarë në mënyrë psikike. Lufta ka goditur të gjithë libianët dhe kjo natyrisht nuk është e lehtë. Por, njerëzit kërkojnë një jetë më të mirë dhe gjatë tërë kohës së luftës nga ana e revolucionarëve nuk ka pasur tentime për ta dëmtuar shtetin dhe nuk kanë vrarë njerëz. Kjo është një dëshmi që është ndjerë jeta më e mirë dhe shenj për liri”, theksoi Omran Khalifa.

Ambasada e Libisë në Beograd ka ndryshuar flamurin e saj dhe është bërë ambasadë e opozitës. Gaddafi dikur ka studiuar në Jugosllavi dhe ekzistojnë thashetheme që një nga gratë e tij është nga këto zona. Kanë qenë bashkë dy shtete të papërcaktuara. Ndërsa më vonë një biznes i mirë.

Omran thotë se kanë organizuar protesta kundër Gaddafit në tërë botën. Gaddafi kadashur të ndaj popullin dhe ka zvogëluar përdorimin e gjuhëve berbere, mazirsk dhe ka dominuar arabishtja. Papunësia ka qenë e madhe.

“Shpresoj që nuk do t’i harrojmë të vdekurit tanë, mijëra njerëz që kanë dhënë jetën dhe besoj që na është kthyer vetëdija dhe do të realizojmë këtë ëndërr të madhe, mendoj për demokracinë, lirinë dhe një jetë më të mirë”, theksoi Khalifa.

Libianët, populli nga vendi i naftës, kanë rrezuar njeriun e mbuluar me arë, i cili në çmendurinë e tij shkruante edhe libra të shenjtë. Por, revolucioni në Libi tregon edhe njëherë se kur diktatorët e teprojnë aq shumë njerëzit gjejnë fuqi t’u kundërvihen edhe me trupat e tyre.

Top Channel