Uragani “Irene” shkatërron Bahamasin

25/08/2011 19:20

Uragani “Irene” ka shkatërruar dhjetra shtëpi në Bahamas, ku ka përfshirë të gjithë arqipelagun.

“Irene” është aktualisht në kategorinë e stuhisë, në nivelin e tretë, me erëra që arrijnë në 185 kilometra në orë dhe pritet të forcohet gjatë drejtimit për në brigjet e SHBA.

Banesat në Llëvlli Bej, në ishullin e largët të Aklinsit, janë shkatërruar tërësisht, bëjnë të ditur autoritetet lokale, por për momentin nuk ka informacione për viktima.

Sipas burimeve, stuhija e fuqishme ka shkaktuar gjithashtu përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Karaibe.

Rreth orës 15:00 me orën lokale, uragani u lokalizua 115 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit të Bahamas, Nasau, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Uraganëve, me seli në Majemi të SHBA.

Parashikuesit e motit kanë deklaruar gjithashtu se “Irene” po i afrohej ishullit Abako, në veri-perëndim të Bahamasit.

Top Channel