Libi, rebelët rrethojnë Gaddafi-n

25/08/2011 17:15

Rebelët libianë deklarojnë se kanë rrethuar disa ndërtesa në Tripoli, brenda të cilave mendohet se është fshehur lideri Muammar Gaddafi.

Sipas rebelëve, struktura ndodhet jo shumë larg kompleksit-bunker të kolonelit dhe në të ndodhen edhe djemtë e tij.

“Ata janë bashkë në një vrimë të vogël”, ka deklaruar një rebel i përfshirë në luftime për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit vuri 1.7 milionë dollarë për kokën e kolonelit dhe garantoi amnisti për bashkëpunëtorët e tij që do ta gjejnë të gjallë apo të vdekur.

Top Channel