Cheney i kërkoi Bush bombardimin e Sirisë

25/08/2011 20:40

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney bën të ditur në autobiografinë e tij se i kishte kërkuar presidentit George W. Bush në vitin 2007 që të bombardonte një impiant të dyshuar bërthamor në Siri.

Sipas “New York Times”, zoti Cheney thotë në librin e ardhshëm të tij se, ai ishte “një zë i vetëm” përsa i përket operacioneve ushtarake ndaj Sirisë.

Zoti Cheney thotë gjithashtu se ka kritikuar Condoleezza Rice dhe Colin Powell, që të dy kanë shërbyer si sekretarë të Shtetit.

Libri “Koha ime: Një Kujtim Politik dhe Personal” do të publikohet javën e ardhshme, saktëson “New York Times”.

Ish-numri dy i Shtëpisë së Bardhë shkruan në autobiografinë e tij se propozimin për bombardimin e Sirisë e bëri në qershor të 2007-ës, por nuk gjeti përkrahje.

“Pasi mbarova së foluri, presidenti pyeti: ‘A është dikush nga të pranishmit dakord me zëvendëspresidentin?’ Askush në atë dhomë nuk ngriti dorën”, shkruan Cheney në libër.

Top Channel