Austri, incesti i ri shokon vendin

25/08/2011 19:40

Policia në Austri ka arrestuar një person të dyshuar se ka burgosur dhe abuzuar seksualisht dy vajzat e tij, në një shtëpi në fshat për rreth 40 vjet.

Personi në fjalë, aktualisht 80 vjec, mohon akuzat për abuzimin, që dyshohet të ketë nisur kur një nga vajzat kishte moshën 12-vjecare dhe tjetra 4-vjecare.

Policia thotë se cështja u raportua në maj, kur dy vajzat u arratisën pasi njëra goditi babain e tyre teksa ky i fundit po tentonte ta përdhunonte.

Tani, në moshën 53 dhe 45 vjec, ato vuajnë të dyja nga probleme mendore, bën të ditur gazeta austriake “Die Presse”.

Mediat lokale kanë kujtuar edhe rastin e mëparshëm të Jozef Fritzl, që po kryen dënimin me burgim të përjetshëm për burgimin dhe dhunimin e vajzës së tij, nga e cila ka pasur shtatë fëmijë.

Për momentin nuk ka të dhëna nëse nga ky rast incesti ka pasur fëmijë të lindur. Një punonjës social ka bërë të ditur se agresori i dy vajzave u gjet pas dy ditësh në shtëpinë e tij, i shtrirë në tokë, i dëmtuar nga rrëzimi.

Top Channel