Tiranë, vritet me armë zjarri 33-vjecari
29/07/2011 10:00
Një vrasje me armë zjarri është kryer rreth një orë pas mesnatës në kryeqytet. Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se viktimë e sulmit të armatosur ka qenë shtetasi Sokol Doci, 33 vjec.
Sipas burimeve, 33-vjecari është qëlluar teksa ecte në rrugën “Shyqyri Ishmi” me tetë plumba në trup.
Burimet njoftojnë se, me të mbërritur në vendin e ngjarjes agjentët e kriminalistikës kanë sekuestruar gëzhojat e plumbave, të kalibrit 7.65 milimetër.
Burimet shtojnë më tej se për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Sokol Doci është ngritur një grup i posacëm hetimor, ku marrin pjesë edhe agjentë të seksionit të krimeve të rënda.
Top Channel