Vrasja makabre/ Naim Murseli merr në dorë foton e Liridonës pas ekzekutimit me plumb në kokë, brenda makinës mbetën edhe…
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se në dialogun me Beogradin pala kosovare duhet të angazhohet për kthimin e serbëve të zhvendosur.
Sipas Ivanovic, arsyet kryesore për numrin e vogël të serbëve të kthyer në pronat e tyre janë siguria fizike dhe frika nga qëndrimi “armiqësor” i shqiptarëve.
“Të kthyerit kanë probleme të mëdha me kthimin në pronat e tyre, të cilat shqiptarët e Kosovës i kanë përdorur për 12 vjet. Këtu e shoh unë arsyen kryesore përse shqiptarët kundërshtojnë kthimin e serbëve”, ka pohuar Ivanovic.
Zyrtari serb ka shtuar se pavarësisht deklaratave të zyrtarëve kosovarë për kushte të posacme për kthimin e të zhvendosurve, realiteti në terren është ndryshe.
Top Channel