NBA, tërhiqet ylli kinez Yao Ming

09/07/2011 13:20

Ylli kinez i basketbollit, Yao Ming, që luan për ekipin amerikan Houston
Rockets, ka bërë të ditur në NBA se ka ndërmend të tërhiqet.

Kariera e gjigandit 2.3 metra të gjatë në radhët e HR ka kaluar me një seri dëmtimesh, së fundmi me një frakturë në këmbën e majtë.

Dëmimet e detyruan Yao të mungonte në të gjithë sezonin 2009-2010. Sportisti 30-vjecar konsiderohet si lojtari i parë i marrë në NBA nga Azia.

Yao njoftoi zyrtarisht NBA-në për vendimin e tij disa herë gjatë dy ditëve të fundit, ka bërë të ditur seksioni i lajmeve sportive i ueb sajtit Yahoo.

Top Channel