Indi, low cost: Ushqim falas nëse ka vonesa

09/07/2011 20:55

Kompanitë ajrore indiane “low cost” janë të detyruara t’u ofrojnë pasagjerëve një vakt falas nëse kanë hipur në bord, nisja vonohet më shumë se tre orë.

Vendimin e ka marrë Gjykata e Lartë duke deklaruar edhe të drejtën për të zbritur nga avioni në rast ka një tejzgjatje të qendrimit në pistë.

Shkak për këto vendime është bërë një padi e një pasagjeri që ka mbetur i izoluar në 2007-n për më shumë se 11 orë në pistë për shkak të mjegullës.

Top Channel