Këlcyrë, sekuestrohen 50 kg marijuanë

06/07/2011 09:25

Policia e Përmetit ka sekuestruar 50 kg marijuanë në hyrje të qytetit të Këlcyrës rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Substanca narkotike është gjetur e ndarë në pako në 2 makina të tipit BMW. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtetasit Renato Kadilli, Enea Kadilli dhe Jorgo Oshafi, të tre nga Pogradeci.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokokastër rezultoi se këta shtetas e kishin marrë lëndën narkotike në Shqipërine e Mesme dhe do ta transportonin në drejtim të shtetit grek nëpërmjet kufirit jeshil nga Leskoviku.

Po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel