Ministri i Shendetësise Andreas Loverdos ne nje raport te fundit te
dikasterit qe ai drejton tha se vetevrasjet ne Greqi jane rritur ne
masen 40%

Funksionari i larte grek sqaron se kjo rritje i dedikohet krizes ekonomike qe po kalon vendi dhe qarqeve te fajdexhinjve, qe perfitojne ne kurriz te njerezve ne nevoje.

Raporti eshte diskutuar edhe ne parlamentin grek pas debatit te nje deputeti nga ishulli i Kretes, sipas te cilit biznesmenet e ketij ishulli ndodhen tashme nen nje presion te papare ekonomik dhe kjo i con ata ne udhekryq.

Vetem ne Krete jane regjistruar ne muajt e fundit 20 vetevrasje, shumica si rrjedhoje e presionit te fajdexhinjve qe u japin hua biznesmeneve shuma te konsiderueshme parash me perqindje teper te larte.Por numer i larte vevevrasjesh eshte regjistruar edhe ne Athine dhe ne Greqine Veriore.

Qeveria greke ka deklaruar se eshte ne dijeni te problemit, por njekohesisht thekson se Greqia hyn ne vendet me perqindjen me te vogel te vetevrasjeve ne bote,6.5 ne 100.000, per vitin 2010.

Perballimi i’ Vetevrasjeve’ eshte edhe nje nga preferencat e BE-së perderisa problemi eshte bere i njohur edhe nga shume media te huaja. Sipas nje artikulli te se perditshmes ‘Le Mond’ papunesia, problemet ekonomike dhe turpi qe Greqia tashme konsiderohet si delja e zeze e Evropes i ka cuar qytetaret ne depresion.

“Greket kurre nuk kane qene kaq te derrmuar, ata jane nje popull krenar dhe i gezueshem”, thekson Aris Violatzis nje psiko-analist i shquar.Por identitetit grek tashme ka pësuar një goditje të jashtëzakonshme.

Psikiatrit greke thonë se eshte kriza ekonomike qe ka ndikuar ne shtimin e rasteve të depresionit klinik dhe vetëvrasjeve, ndersa eshte rritur gjithashtu deri në 30% numrit i pacienteve qe kerkojne ndihmen e tyre per te perballuar situaten qe po kalojne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA