Itali, 6 lëkundje tërmeti në Mesina

28/06/2011 09:05

Katër lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në provincën e Mesinës, në Itali, vetëm një javë pas një tronditje të fuqishme sizmike.

Sipas institutit lokal të gjeofizikës, lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo me fuqi 3.4 ballë të shkallës Rihter.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, dy lëkundje të tjera janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Komunat më pranë epiqendrës kanë qenë Lonxhi, Galati Mamertino dhe San Salvatore di Fitalia. Për fat të mirë nuk janë regjistruar viktima dhe dëme të rënda.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta